Institucionet e sistemit të ri

Аgjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional

Аgjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional është themeluar për të kryer mbikëqyrje në punën e shoqërive pensionale dhe fondet pensionale me qëllim për të mbrojtur interesat e anëtarëve te fondeve pensionale (personat e siguruar). Agjencia  ka cilësinë e personit juridik dhe për punën e vet përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonise. Аgjencia ka përgjegjësi për dhënien, tërheqjen dhe marrjen e lejeve për formimin e shoqërive, kryerjen e veprimtarive-udhëheqje me fonde pensionale dhe dhënien, tërheqjen dhe prishjen e miratimeve për udhëheqje me fonde pensionale të obliguara dhe vullnetare. Ajo kryen mbikëqyrje të punës së shoqërive pensionale, fondeve pensionale të obliguara dhe vullnetare, si dhe kujdestarëve të pronës dhe menaxherëve të huaj të mjeteve. Gjithashtu, Agjencia promovon, organizon dhe nxit zhvillimin e sigurimit pensional me financim kapital në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe zhvillon ndërgjegjen e popullatës për qellimet dhe principet e shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale të obliguara dhe vullnetare, për përfitimet e anëtarsimit  në fondet pensionale të obliguara dhe vullnetare, duke përfshirë edhe qëllimet, principet dhe përfitimet nga pjesmarrja në skemën pensionale profesionale, për të drejtat e anëtarëve të fondeve pensionale të obliguara dhe vullnetare dhe çështje tjera në lidhje me sigurimin pensional me financim kapital. Agjencia bashkëpunon me Ministrinë e financave, Komisionin për letra me vlerë, dhe institucione tjera me qëllim për të siguruar efikasitet të sigurimit pensional me financim kapital në Maqedoni. Përkrah raportit vjetor për punën e vet të cilin Agjencia  ia dorëzon Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ajo përgatitë dhe publikon raport vjetor për gjendjen e sistemit pensional me financim kapital me çka fitohet një transparencë  në këto sigurime.

 

Shoqëritë pensionale 

Ekzistojnë tri lloje të shoqërive pensionale:

  • Shoqëri për udhëheqjen me fondet pensionale të obliguara- shoqëri aksionare themeluesit e së cilës janë institucionet financiare me kapital dhe përvojë të madhe, veprimtaria e vetme e të cilëve është udhëheqja me mjetet e fondeve pensionale të obliguara.
  • Shoqëri për udhëheqjen me fondet pensionale vullnetare - shoqëri aksionare themeluesit e  të së cilës janë institucionet financiare me kapital dhe përvojë të madhe, veprimtaria e vetme e së cilës është udhëheqja me mjetet e fondeve finansiare vullnetare.
  • Shoqëri për udhëheqje me fonde pensionale të obliguara dhe vullnetare - shoqëri aksionare e formuar nga institucionet financiare me kapital dhe përvojë të madhe, veprimtaria e vetme e së cilës është udhëheqja me mjetet e fondeve pensionale të obliguara dhe vullnetare.


Këto shoqëri janë shoqëri aksionare veprimtaria e vetme e së cilave është udhëheqja me fondet pensionale, paraqitja e tyre para personave të tretë dhe aktiviteteve të cilat dalin direkt nga kryerja e detyrës të udhëheqjes me fondet pensionale. Për këtë shkak shoqëria (kompania) nuk mund të kryej veprimtari tjera të parapara në klasifikimin kombëtar për veprimtari.  Themeluesit e këtyre shoqërive të cilët kanë 51% të kapitalit formues, duhet të jenë banka, shoqëri sigurimi ose institucione tjera financiare .Ato marrin leje për punë nga Agjencia për mbikëqyrje (MAPAS). Detyra e këtyre shoqërive është të investojnë mjetet e fondeve pensionale me qellim të rritjes së vlerës së tyre. Ato mbajnë evidencë të azhuruar për llogaritë personale të anëtarëve të fondeve pensionale dhe rregullisht i  informojnë  anëtarët dhe Agjencionin për gjendjen e mjeteve dhe shpenzimet nga puna.

Diçka më tepër për shoqërit të cilat udhëheqin me fondet pensionale.

Kujdestar i mjeteve të fondeve pensionale 

Kujdestar i pronës është institucioni të cilit i besohet përgjegjësia për ruajtjen e mjeteve të fondeve pensionale, kurse funksionet e tij në lidhje me ruajtjen e mjeteve janë të caktuara në Ligjin për financim kapital të sigurimit pensional të obliguar. Të gjitha instrumentet ku vendosen mjetet e fondit pensional duhet të ruhen nga kujdestari i pasurisë. Shoqëria ka për detyrë të zgjedh një kujdestarë të vetëm të pronës, të cilit ja beson përgjegjësinë për ruatjen e mjeteve të fondit pensional dhe me të cilin bën marveshje për ruatjen e pasurisë. Kujdestar i pronës të mjeteve të fondeve pensionale të obliguara në periudhën fillestare ishte banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (si zgjidhje kalimtare ), mirëpo tani më  ka kaluar kah zgjedhja sistematike sipas së cilës kujdestari i pronës së mjeteve vendore të fondeve pensionale të obliguara është banka e cila ka leje të dhënë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe e cila i plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin për financim kapital të sigurimit pensional të obliguar. Kujdestar i pronës së mjeteve të fondit pensional vullnetarë është banka e cila ka leje të dhënë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe e cila i plotëson të gjitha kushtet të përcaktuara në Ligjin për financim kaptial të sigurimit pensional vullnetar.


Мinistria për punë dhe politike sociale. 

Sigurimi social i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është obligim kushtetues i shtetit, gjatë së cilës sigurimi pensional invalidor paraqet komponentë bartëse të sistemit të sigurimit. Ministria për punë dhe politikë sociale është përgjegjëse për krijimin e një politike për sigurim pensional dhe invalidor dhe për kryerjen e mbikqyrjes dhe kontrollit  gjatë zbatimit të këtij sigurimi. Njëkohësisht, MPPS promovon dhe përcjell zvhillimin e saj me qëllim të sigurojë sistem pensional të sigurtë dhe stabil për kohë më të gjatë. Ministria kryen kontrollë ndaj ligjshmërisë së punës së Agjencionit për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë.

Fоndi për sigurim pensional dhe invalidor në Maqedoni

Realizimi i të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor në bazë të solidaritetit të gjeneratave bëhet përmes Fondit të SPI. Në sistemin e reformuar ai kujdeset për shtyllën e parë, kurse përskaj kompetencave që ka, merr funksione të reja sa i përket shtyllës së dytë, mes të cilave më të rëndësishme janë:

  • Mbart kontributet për sigurim pensional dhe invalidor në fondet e obliguara për anëtarët e shtyllës së dytë.
  • Kryen koordinimin e kontributeve të paguara me informacionet e pranuara dhe paraqet të dhëna deri tek shoqëritë  për transferin e kryer

Për të realizuar këto funksione , fondi i SPI-it mban një bazë të dhënash  për ato persona të cilët janë kyqur  në këto sigurime dhe për fondin e zgjedhur pensional të obliguar. Në interes të kësaj, Fondi i SPI-it siguroi sistem kompjuterik falas për punëdhënësit, i cili mundëson dorëzimin e të dhënave në mënyrë elektronike.